Matoshi: Shumica e botës myslimane, edhe pas agresionit të hapun rus kundër Ukrainës, po rreshtohet me Rusinë!

Gazetari dhe analisti, Halil Matoshi ka komentuar përjashtimin e Rusisë nga Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Asamblën e Përgjithshme të OKB-së.
Ai ka theksuar se si shtetet me shumicë myslimane kanë dal hapur pro Moskës zyrtare.

Temë për me reflektu
Bota myslimane (shumica) edhe pas agresionit të hapun rus kundër Ukrainës, po rreshtohet me Rusinë dhe kundër Perëndimit.
Përkrah autoritarizmit klerofashist e kundër liberaldemokracisë!
Kështu 22 nga 30 shtete myslimane (me mbi 90%) kanë votue kundër ose abstenuan për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të drejtat e njeriut të Asamblesë së Përgjithshme të OKB; vetëm dy shtete myslimane votuan kundër Rusisë: Libia dhe Turqia.
Kurse gjashtë shtete myslimane nuk kanë marrë pjesë në votim: Afganistani, Mauritania, Turkmenistani, Morocco, Somalia, Turkmenistan…
P.S.
Të përkujtojmë se Serbia ka votu kundër Rusisë!!!