75 Mall Live Search
18:07 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / OSH

Adelina Berisha duket atraktive në të bardha ndërsa tregon modelin e ri me flokë të shkurtra

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke marrë vëmendjen me dukjen atraktive.

Një gjë të tillë, Berisha e ka bërë edhe në imazhet e fundit që ka publikuar për fansat e saj në Instagram.

Ajo ka pozuarm e një palë pantallona të bardhë të hapur dhe një bluzë të shkurtër nga i njëjti material në pjesën e sipërme.

Ndryshe nga pamja e zakonshme, Adelina në paraqitjen e fundit u shfaq me modelin e ri të flokëve më të shkurtra.

Me këtë dukje ajo ishte prezente në ditëlindjen e motrës së saj, ish-aktores Dafina Berisha-Mala, të organizuar në një nga klubet e natës në kryeqytet.