Deputetja Ganimete Musliu kujton heroinën e Kaçanikut

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka përkujtuar dëshmoren nga Kaçaniku, Mukadeze Muhaxheri, në 23 vjetorin e vdekjes së saj, shkruan IndeksOnline.
Musliu tha gratë e vajzat luftuan deri në flijim për të drejtat e shqiptarëve.
“23 vjet nga renja heroike e deshmores Mukadeze Muhaxheri nga Kaçaniku.
Grate dhe vajzat shqiptare guxuan qe te kerkojne e te luftojne per te drejtat e shqiptareve deri ne flijim, ne sot duhet te kemi kurajo dhe vetbesim te punojme per shtetin e se drejtes, shtetin e lire te Kosovës!
Lavdi deshmores Mukadeze Muhaxheri dhe gjithe deshmoreve te rene per Liri!”, shkroi ajo./IndeksOnline/