Digjet pylli në Podujevë

Në Kushevicë të Podujevës është raportuar për djegie të një sipërfaqe të pyllit dhe disa livadheve.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:50.
Sipas policisë, njësiti i zjarrfikësve ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka shuar plotësisht zjarrin.
Dëmet nga ky zjarr janë të konsiderueshme.