75 Mall Live Search
14:34 / E Diele, 10 Prill 2022 / MSH

Martohet djali i David Beckham, e dashura është 4 vjet më e madhe se ai

Brooklyn Beckham, i biri i futbollistit të famshëm David Beckham, ka kurorëzuar dashurinë e tij me Nicola Peltz.

Brooklyn, 23 vjeç, dhe aktorja Nicola, 27 vjeç, kryen ceremoninë martesore në një ambient privat në Palm Beach, Florida.

Në mesin e të ftuarve kishte shumë figura publike e të famshëm, teksa interesantësia e kësaj dasme ishte fakti që musafirët duhej të dorëzonin telefonat para se të hynin në dasmë.

 Çifti u martua në altar të zbukuruar me lule në ceremoninë tradicionale hebraike, për nder të trashëgimisë hebraike të Nicolas.

Çifti ka katër vite që janë në lidhje.