75 Mall Live Search
15:45 / E Diele, 10 Prill 2022 / LB

Nesër takim me kancelarin gjerman, Rama mbërrin në Berlin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare.

Nesër, e hënë  Rama pritet të takohet me presidenti e Gjermanisë dhe kancelarin gjerman, Oalf Scholz, transmeton abcnews.al.

Agjenda:

E diel, 10 prill

15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg

Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron.

15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit

E hënë, 11 prill

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.