75 Mall Live Search
16:04 / E Diele, 10 Prill 2022 / AR

“Të fala keni nga Haga”, Mozzik takon Veselin e Thaçin: Të pathyeshëm e të fortë si guri

Reperi i njohur Mozzik, ka qëndruar në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në ‘Facebook’, shkruan Indeksonline.

Ai tregoi se ka takuar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe Hashimin dhe Nasimin.

Më poshtë postimi i plotë.

Sapo përfundova vizitën në Hagë , ku takova Kadri Veselin ! I fortë guri , i pa thyeshëm si gjithmonë.Historia që po e percjellë Kadriun dhe shokët e tijë,shpresoj që nje ditë të merrë kahje të duhur.

Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë . #FREEKADRIVESELIPata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë ❤️🇦🇱Të fala Atdheut!Atdhe!Sa fjalë e ëmbël ! Sa fjalë e shenjtë! Atdhe – tokë që linde djem dhe vajza që të dalin zot.

Tokë që marrim me vete ngado që shkojmë.Sa herë të na marrë malli për Ty , ne ngopemi me erën Tënde.Sa herë që ishe në rrezik ne t’u gjendem pranë.Të ujitëm me gjakun tonë. Gjaku që u bë liri .Shumë prej nesh nuk janë në mesin tonë, në altar shëndrisin ata.U munduam ta ndërtojmë këtë shtet, të bëhëmi një me Europën .

E bëmë luftën e pabarabartë të barazohemi në paqe me të tjerët.Unë tani jam larg jush , por mendja dhe zemra është aty me ju.Çdo minut pas grilave është i padrejtë për ne“./Indeksonline/