75 Mall Live Search
21:39 / E Diele, 10 Prill 2022 / AR

Hajdari deklarohet për aksidentin ku përplasi një fëmijë me veturë

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari është deklaruar rreth aksidentit të sotëm në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku ishte e përfshirë ajo.

Ajo thotë se gjatë vozitjes, papritmas iu shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku njëri nga ta u përplas në makinën e saj, raporton Indeksonline.

Ajo thotë se ka reaguar menjëherë, derisa njofton se pas ekzaminimeve mjekësore, fëmiu nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi.

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqsisht njëri nga ta u përplas në veturën time.

Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmiut dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit.

Ndjehëm më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmiu nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi.

Fëmiut i uroj shëndet e jetë të gjatë!”, ka shkruar Hajdari./Indeksonline/