75 Mall Live Search
12:33 / E Hënë, 11 Prill 2022 / MSH

Artileria ruse bartet nëpër Bjellorusi

Artileri të rënda ruse, përfshirë dhe armatim, janë parë në stacionet hekurudhore të Minskut në Bjellorusi.

Sipas kanalit në Telegram Belaruski Hayun, kamionë dhe tanke janë parë edhe në stacionet Kalinkavichy, Khoyniki, Homel North dhe Rechytsa. Të ngarkuara nëpër trena pati edhe sisteme të raketave kundërajrore dhe mjete amfibe të blinduara.

Sipas BBC, gjashtë avionë luftarakë dhe avionë të tjerë transporti u ngritën nga aeroporti Baranavichy.

Bjellorusia është rreshtuar përkrah Rusisë në konfliktin ukrainas, me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko, i cili është aleat i presidentit Putin tash e një kohë të gjatë.

Sipas ndërkombëtarëve, Rusia po i planifikon sulmet e reja ndaj Ukrainës, teksa si synim ka Kievin dhe qytetet përreth tij.

Aktualisht, lufta është duke u zhvilluar me intensitet të lartë në frontet lindore të Ukrainës.