75 Mall Live Search
13:56 / E Hënë, 11 Prill 2022 / MSH

Megjithatë, shkarkohet kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, është shkarkuar nga posti i saj udhëheqës.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur pikërisht nga Kuvendi, Sinani nuk mori dot pjesë për shkak të vizitës së saj zyrtare në Kosovë.

Nga 38 asamblistë prezent, 20 prej tyre votuan pro shkarkimit të Sinanit.

Ajo shfrytëzoi llogarinë e saj në Facebook për të falendëruar përkrahësit e saj në Luginë dhe jo vetëm.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mërgatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës” ka shkruar Sinani.

Ardita Sinani ishte zgjedhur kryetare e Luginës në zgjedhjet lokale të majit të kaluar./Indeksonline/