75 Mall Live Search
14:10 / E Hënë, 11 Prill 2022 / k.v

Tufat me qen po sulmojnë qytetarët në kryeqytet (Video)

Numri i madh i qenve endacak në kryeqytet paraqitet si një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve.

Videot e publikuara së fundi nëpër rrjetet sociale, ku qytetarët sulmohen nga tufat e qenve te ‘Rruga C’ në Prishtinë flasin më së miri për situatën në këtë aspekt, shkruan IndeksOnline.

Brenda 24 orëve faqja ‘Vrojtuesit e lagjes’ ka postuar tri video të tufave me qen ku janë sulmuar qytetarët.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama kishte thënë se kanë plan konkret për këtë problematikë.

“Prania e madhe e qeneve endacak paraqitet si një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve të Prishtinës. Ne kemi plan konkret për këtë problematikë. Gjithherë duke pasur parasysh trajtimin civilizues të kafshëve, mbrojtja nga qentë endacakë do të organizohet në sistemin KSVL (kapja-sterilizimi-vaksinimi-lëshimi), por edhe do të përkrahen strehimore dhe organizatat joqeveritare të cilat merren me trajtimin e tyre”, kishte thënë Rama./IndeksOnline/