75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 12 Prill 2022 / AR

​Vijnë konfirmimet e para, Lewandowski lojtar i Barcelonës

Barcelona raportohet se e ka mbyllur marrëveshjen me Bayernin e Munihut për transferimin e Robert Lewandowskit në “Camp Nou”.

Katalanasit mësohet se janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin polak, transmeton KosovaPress..

Konfirmime të rëndësishme për mbylljen e këtij operacioni kanë ardhur nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, pastaj “Goal.com” dhe gazeta spanjolle “Sport”.