Ndërpritet ndeshja në Bundesligë, futbollisti bën iftar

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka zënë vend të theksuar në futbollin evropian.
Klubet dhe ligat e Kontinentit të Vjetër po i respektojnë maksimalisht futbollistët myslimanë që agjërojnë.
Kjo ndodhi edhe në ndeshjen e Bundesligës pak ditë më parë ndërmjet Augsburgut dhe Mainz 05, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, ndeshja u ndërpre për pak minuta për ta nderuar Moussa Niakhaten, i cili do të bënte iftar sa për ta “prishur”, ndërsa më pas loja vazhdoi rregullisht.
Kjo është një risi në kampionatin gjerman, ndërsa kjo praktikë është shtrirë edhe në ligat tjera evropiane, të cilat po i respektojnë futbollistët nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Edhe në Angli, në kohë të iftarit është vendosur të ndërpriten përkohësisht ndeshjet për t’i respektuar lojtarët myslimanë për të bërë iftar duke ngrënë diçka të shpejtë.