Sulmi me armë në Brooklyn, Biden është informuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është informuar për sulmin me të shtëna armësh në Brooklyn, e ku mbetën të plagosur të paktën 13 persona.
Zëdhënësja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, ka bërë të ditur se Biden është duke u informuar për situatën në New York.
“Presidenti Biden është informuar për zhvillimet më të fundit në lidhje me të shtënat në metro të qytetit të Nju Jorkut. Stafi i lartë i Shtëpisë së Bardhë është në kontakt me kryebashkiakun Adams dhe komisionerin e policisë Sewell për të ofruar çdo ndihmë sipas nevojës” ka shkruar Psaki në Twitter.
