Presidentja, Prindoni, dy vajzat binjake dhe deputetja Statovci bashkë po ndjekin një ndeshje futbollistike

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur ndeshjen me Belgjikën, për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2023.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Nga shumë pjesëmarrës, aty ka shkuar për ta ndjekur nga afër edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe deputetja e VV-së, Jeta Statovci.
Me disa imazhe në llogarinë zyrtare në ‘Facebook’, Statovci ndau dy selfie ku shihen në shoqëri të Presidentes, Prindonit si dhe vajzave binjake të tyre./Indeksonline/

