Vdes në moshën 67 vjeçare aktori i filmit ‘Aladdin’

Komediani Gilbert Gottfried, i njohur në filmin e animuar të Disney-t, ‘Aladdin’, ka ndërruar jetë.
Ai vdiq në moshën 67 vjeçare, transmeton Indeksonline.
Lajmin e bën të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.
“Ju njoftojmë se ka vdekur i dashuri ynë, Gilbert Gottfried pas një sëmundjeje të gjatë. Përveç se ishte zëri më ikonik në komedi, Gilbert ishte një bashkëshort, vëlla, mik dhe baba i mrekullueshëm për dy fëmijët e tij të vegjël. Edhe pse sot është një ditë e trishtë për të gjithë ne, ju vazhdoni të qeshni sa më shumë të jetë e mundur për nder të Gilbert”, shkruan ata.
I ndjeri ka lenë pas gruan dhe dy fëmijë./Indeksonline/
