75 Mall Live Search
12:12 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / B O

E dhimbshme, në ditën e varrimit të djalit, familja Sadiku i dhuron spitalit të Mitrovicës një autoambulancë

Mitrovica ka dhimbje sot. Në varrezat e qytetit në Shipol do të varroset i riu Erduan Sadiku. I ndjeri humbi jetën pas një aksidenti me motoçikletë.

Sadiku erdhi para pak ditësh nga Suedia në Kosovë për të kaluar disa ditë pushimi, por ardhja e tij doli të jetë tragjike.

Në ditën e varrimit të tij, familja Sadiku i ka bërë spitalit të Mitrovicës një donacion.

Familja e të ndjerit ka dhuruar për spitalin “Sami Haxhibeqiri” një autoambulancë./Indeksonline/