Vdes një shtetas i huaj në ambientet e një objekti në Zonën Industriale në Prishtinë, Policia jep detaje

Një shtetas i huaj 55 vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e një objekti në zonën Industriale në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Burovci ka konfirmuar për Indeksonline se rreth orës 10:00, kanë pranuar informatën për një person në gjendje të alivanosur dhe se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Deklarata e plotë e Burovcit:
Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person në gjendje të alivanosur në ambientet e një objekti në zonën industriale në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent ndërkohë që viktima ishte dërguar në QKUK.
Rreth orës 11:15 nga ana e mjekëve në QKUK, është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull, rreth 55 vjeç, shtetas i huaj.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen.