75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 14 Prill 2022 / AR

Në Kuvend miratohen tri Projektligje

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë miratuar tri Projektligje.

Me 61 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër është miratuar në parim Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate.

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në Kuvend ka kaluar në parim edhe Projektligji nr.08/L-120 për Ushqim.

Po ashtu, me po këtë rezultat është votuar në parim Projektligji nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore./Indeksonline/