75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 14 Prill 2022 / AR

“Nxehet” Murati: 100 euro janë pak për ata që shpenzojnë për armë e fishek!

Mbështetja e Qeverisë së Kosovës për qytetarët prej 100 eurove ka ndezur debate të shumta.

Lidhur me këtë u diskutua edhe në seancën e sotme të Kuvendit, raporton Indeksonline.

Por në këtë diskutim reagoi ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai tha se për shumë familje kjo është një ndihmë e madhe, por për ata që shpenzojnë në armë e fishek mund t’iu duket pak.

“100 mund të ju duken pak. Por për shumë familje është një ndihmesë e madhe në këtë kohë. Për disa që shpenzojnë dhjetra mijëra euro për armë e fishekë, mund t’iu duket pak, mirëpo për shumicën e familjeve mjaftojnë”, tha Murati./Indeksonline/