75 Mall Live Search
22:01 / E Enjte, 14 Prill 2022 / OSH

Aksidenti në Sllatinë: Katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18:25 në Sllatinë, në magjistalen Prishtinë – Pejë.

Dyshohet se një kamionetë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur pasi u godit nga një veturë.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha tha se njësitet kompetente policore për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marrë me rastin dhe procedurat e mëtejme ligjore.

“Dyshohet se një automjet si pasojë e mosmbajtjes së distancës e ka goditur një kamionetë e cila ka dal nga rruga dhe është rrokullisur. Katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente policore për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marrë me rastin dhe procedurat e mëtejme ligjore”.