75 Mall Live Search
22:22 / E Enjte, 14 Prill 2022 / MSH

Zgjerimi i NATO-s, Rusia nuk e dëshiron anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës

Ish-kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, kishte paralajmëruar më herët se nëse Suedia dhe Finlanda bashkohen me NATO-n, Moska do të detyrohet të forcojë trupat e saj në rajon.

Tani, zëvendësministri i jashtëm i Rusisë Alexander Grushko ka thënë se Rusia do të duhet të marrë masa sigurie nëse të dyja vendet pranohen, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Grushko citohet të ketë thënë se anëtarësimi i tyre do të çonte në “pasojat më të padëshirueshme”.

Megjithatë, Lituania thotë se Moska vendosi armë bërthamore në provincën ruse të Kaliningradit, e cila është përgjatë bregut të Baltikut, shumë kohë përpara se të pushtonte Ukrainën.

Në anën tjetër, sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka postuar në Twitter mbështetjen e Britanisë për Suedinë dhe Finlandën, duke thënë se ato janë të lira të zgjedhin të ardhmen e tyre, pa ndërhyrje.