75 Mall Live Search
21:59 / E Premte, 15 Prill 2022 / OSH

Inter nuk gabon ndaj Spezias, fiton dhe merr kreun përkohësisht

Inter ka marrë një fitore me shumë rëndësi këtë pasdite, ku ka fituar me rezultatin 1-3 ndaj Spezias.

Marcelo Brozovic shënoi i pari në minutën e 31-të pas një asistimi me kokë nga D’Ambrosio, ku kroati lëshoiu një goditje të fuqishme në drejtim të portës.

Zikaltërit nuk e kanë patur fare problem të menaxhojnë pjesën e parë edhe pse rezultati u mbyll minimalisht.

Pjesa e dytë nisi pothuajse njësoj, ku Inter qarkullonte topin dhe tentoi në të shumtën e rasteve të shënonte golin e sigurisë. Pas shumë përpjekjeve, Inter gjen golin e dytë me anë të Lautaros në minutën e 73-të. Argjentinasi shënoi pas një asistimi të bukur nga ana e kroatit Perisic nga krahu i majtë.

Por neglizhenca e Interit solli edhe golin e parë të Spezias, ku Maggiore në minutën e 88-të shënoi një gol shumë të bukur nga distanca.

Në minutën e fundit të shtesës, Lautaro Martinez merr një top dhe shërben mjaft mirë për Alexis Sanchez, ku ky i fundit e dërgon në rrjetë.

Gjithësesi, zikaltërit arritën të marrin tre pikët, ku tashmë renditen të parët në tabelë përkohësisht me 69-të pikë. Përkohësisht pasi Milan luan pas pak ndaj Genoas.