75 Mall Live Search
12:58 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / MSH

OKB: Mbi 1900 civilë janë vrarë në Ukrainë

OKB ka regjistruar vrasjen e më shumë se 1900 civilëve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, por paralajmëroi se shifrat reale janë shumë më të larta.

“Nga 1,982 civilë të vrarë midis 24 shkurtit dhe 14 prillit, 162 ishin fëmijë”, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

2651 civilë të tjerë u plagosën, 256 prej tyre fëmijë.

Sipas OHCHR-së, shumica e vdekjeve dhe lëndimeve ishin shkaktuar nga bombardimet dhe sulmet ajrore.

Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet ka shprehur më parë tmerrin ndaj raporteve për civilë të vrarë në qytetin Bucha, pranë kryeqytetit Kiev, duke thënë se ata ngritën “pyetje serioze dhe shqetësuese në lidhje me krimet e mundshme të luftës” duke kërkuar që të ruhen provat, shkruan BBC.