Rusia publikon videon e dy britanikëve që i kapi të gjallë, ata kanë një lutje nga burgu për Boris Johnson

Televizioni shtetëror rus ka publikuar videon e dy të burgosurve të luftës. Thuhet se dy të burgosurit janë britanezë dhe se janë kapur të gjallë të rreshtuar krah Ukrainës në lufte.
Në videon e transmetuar të hënën, dy burrat me pamje të mërzitur iu drejtuan kryeministrit britanik Boris Johnson dhe i kërkuan që të negocionte lirimin e tyre.

Pothuajse në të njëjtën kohë, shërbimi i brendshëm i inteligjencës ukrainase publikoi një video të Medvedchuk duke kërkuar që të shkëmbehej me ushtarët e mbetur ukrainas dhe banorët e Mariupolit.

Të burgosurit e dyshuar britanikë të luftës janë Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, të cilët thuhet se kanë luftuar në Kiev. Sipas raporteve të mediave ruse, burrat u arrestuan në portin jugor të Ukrainës, Mariupol./Indeksonline/
#ostaggi #UK #russia #ucraina #AidenAslin #pinner #Medvedchuk https://t.co/Ltyf4T0qNt
— Paola Ghirotti (@GhirottiPaola) April 18, 2022