Ndërron jetë qytetari nga Istogu, iu dogj gjysma e trupit kur po kosiste në oborr

Ka ndërruar jetë qytetari nga fshati Gurrakoc i Komunës së Istogut, të cilit para 10 ditësh iu dogj gjysma e trupit kur po kosiste barin në oborr.
Prej asaj dite, ai po trajtohej në QKUK, kurse sot ka ndërruar jetë.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është 62-vjeçari Nexhat Mulaj.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.