Kuvendi pa opozitën miraton në parim disa projekligje
Kuvendi i ka miratuar në parim edhe një numër projektligjesh.
Me kryesisht 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u miratuan këto projektligje pa prezencën e opozitës, njofton Klankosova.tv.
Janë miratuar:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Avni Sahiti dhe Fidane Spahia-Gjikolli, janë përzgjedhur anëtarë të komisionit mandati i së cilit është pesëvjeçar pa të drejtën e riemërimit.