Në “The Top List” Trixa afër Donaldit

Një nga ish-çiftet më të komentuara kohët e fundit në showbizin shqiptar është Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj.
Dyshja bëri bujë me lidhjen e tyre romantike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.
Nuk munguan as projektet e tyre të reja, menjëherë pas daljes.
Fillimisht Donaldi ishte ai që publikoi projektin e tij të parë solo, ”Nuk Je” dhe pas tij erdhi Beatrix me projektin e saj “Ma shumë se ti”.
Të dy projektet u pëlqyen shumë nga publiku.
“Ma shumë se ti”, projekti në të cilin Beatrix erdhi së bashku me Dj Geek, ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” madje në një renditje të kënaqshme. Ky projekt u pozicionua në vend të pestë.
Ndërsa, Donaldi është pozicionuar në vend katërt me “Nuk je”.
Ata janë fare pranë njëri-tjetrit në listën e kësaj jave. /IndeksOnline/