Eurodeputeti austriak kërkon liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën

Lukas Mandl, eurodeputeti austriak në Parlamentin Evropian, ka thënë se është absurde që qytetarët e Kosovës ende nuk lejohen të hyjnë në BE pa viza teksa shtoi se kriteret ndonëse janë të tepërta janë plotesuar, shkruan IndeksOnline.
Mandli, i cili është përfaqësuesi i Grupit PPE për Kosovën në Parlamentin Evropian tha se vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur ende është koha për ta bërë atë.
“Agresioni i Kremlinit kundër popullit në Ukrainë, i shoqëruar me krime lufte, zgjon kujtimet e populli në Kosovë dhe e ushqen frikën. Pikërisht në këtë kohë, shteti serb refuzon të marrë pjesë në mbrojtje të qytetërimit të botës së lirë kundër luftës së përgjakshme me agresioni të Kremlinit në formën e sanksioneve, përkundrazi duke treguar mirëkuptim dhe më shumë për Kremlinin. Si në zyrat e qeverisë ashtu edhe në rrugë. Kjo është e papranueshme, veçanërisht duke pasur parasysh se BE-ja është deri tani donatori më i madh i Serbisë dhe madje i jep Serbisë statusin e kandidatit,ndryshe nga Kosova apo Bosnja dhe Hercegovina”, tha Mandl për tensionet aktuale.
“Për pakicën e vogël të vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, tani është koha për të kapur hapin e kësaj njohjeje. Nuk është e besueshme të flitet për unitetin e botës së lirë kundër autoritarizmit dhe dhunës nga njëra anë, dhe nga ana tjetër mos të njohë Republikën e Kosovës. Me raportin aktual të Kosovës, Parlamenti Evropian më shumë se kurrë duhet të vendosë një shenjë të tejkalimit të urrejtjes dhe dhunës, të ecjes drejt të bazuar në fakte, racionalitetit, mirëkuptimit, paqes dhe lirisë. Popullsia më e re e Evropës jeton atje.Nuk ka pothuajse asnjë industri tradicionale, por ka shumë vullnet të mirë për të ndërtuar diçka përmes arsimit dhe punës, “përfundon Mandl./IndeksOnline/