75 Mall Live Search
09:40 / E Premte, 22 Prill 2022 / k.v

Vjedhje e rëndë në Shakovicë, hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi

Një vjedhje e rënë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shakovicë të Podujevës, shkruan IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli arti.

“Ankuesi mashkull kosovar, të enjten në orën 19:00 ka raportuar në polici se persona të panjohur nga shtëpia kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./IndeksOnline/