75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 22 Prill 2022 / B O

Publikohen pamjet kur Mike Tyson sulmon fizikisht një pasagjer në aeroplan

Mike Tyson e ka sulmuar fizikisht një fans, pas një fjalosjeje që ata të dy patën në mes vete.

Pamjet e telefonave celularë, të siguruara nga TMZ, shfaqin ish-kampionin e peshave të rënda duke goditur një tifoz që dëshironte të ulej pas tij.

Një dëshmitar thotë se burri dhe një shok i tij e përshëndetën legjendën 55-vjeçare të boksit teksa hipën në aeroplan dhe madje u fotografuan me Tyson.

Tyson shpejt u lodh nga angazhimi me fansin dhe thuhet se i kërkoi të hesht.

Kur burri vazhdoi të fliste, Tyson më pas u ngrit, u kthye dhe e goditi me grushte në fytyrë.