75 Mall Live Search
10:47 / E Premte, 22 Prill 2022 / k.v

Rrëzohet avioni ukrainas, dyshohet për viktima

Një aeroplan është rrëzuar gjatë një “fluturimi teknik” në jug të Ukrainës dhe ka viktima, thanë autoritetet lokale.

Avioni AN-26, një avion transporti ushtarak i drejtuar nga forcat e armatosura ukrainase, u rrëzua të premten në mëngjes në rrethin Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia, tha administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhia.

Rrethanat e rrëzimit janë duke u verifikuar dhe do të ketë më shumë informacion më vonë, shtuan autoritetet.