Rruga A po bëhet në Prishtinë

Rruga e shumëpritur në Prishtinë, Rruga A pritet të nis së shpejti.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se javën e ardhshme pritet të dal tenderi për kompaninë fituese që do kryej punimet e rrugës A.
Rama e kishte vlerësuar rrugën A si njëra ndër arteriet kryesore për shkarkimin e trafikut në kryeqytet, dhe se sipas tij, Prishtina do të frymojë më lirshëm.
Poashtu, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të nënshkruaj sot marrëveshje me ministrin Aliu për Unazën e Mesme të Prishtinës.
“Ju njoftojmë se, sot, me datë 22 prill, në ora 15:30, në objektin e vjetër të Komunës, do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi në mes të Kryetarit të Komunës së Prishtinës z. Perparim Rama si dhe Ministrit të MMPHI-së z.Liburn Aliu, për financimin e projekteve infrastrukturore, përcaktimin e obligimeve të MMPHI-së dhe Komunës për realizimin e projekteve, Studimi i Fizibilitetit dhe Dizajni Preliminar për Unazën e Mesme të Prishtinës si dhe ndryshimi i një pjese të projektit e bazuar sipas fizibilitetit të punuar nga SëECO.
Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, Kryetari z. Përparim Rama së bashku me Ministrin z. Liburn Aliu,, do të paraqiten me një konferencë për media ku edhe do të keni mundësi të njoftoheni më shumë rreth marrëveshjes” thuhet në njoftim./Indeksonline/