Presidenti i Letonisë: Kosova është mirë të anëtarësohet në Këshillin e EVROPËS

Presidenti i Letonisë, Egils Levits po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai pas takimit që kishte me homologen e tij, Vjosa Osmani ka thënë se shteti i tij i kupton aspiratat e Kosovës si shtet demokratik.
Ai ka thënë se as Letonia dhe as Kosova nuk kanë ndonjë armik, por se “vetëm jemi duke mbrojtur demokracinë tonë”.
Levits tha se situata në Evropë ka ndryshuar pas pushtimit rus dhe se tani Evropa kërcënohet nga një Rusi agresive.
Ai mendon që është e rëndësishme që të anëtarësohet Kosova në organizatat ndërkombëtare e forume.
“Do të përmendja këtu Këshillin e Evropës. Ne do të mirëpritnim aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropës. Sa i përket BE-së Letonia është duke e mbështetur Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave. Tani nuk ka pengesa të arsyeshme që të mos jepet liberalizimi i vizave”, ka thënë Levits./IndeksOnline/