75 Mall Live Search
13:35 / E Premte, 22 Prill 2022 / B O

Dikur Xhaka e Shaqiri, sot dy shqiptare bëjnë bujë në Zvicër me iniciativën e tyre

Shqiptarët e Zvicrës vazhdojnë të jenë pjesë e respektuar në shoqërinë helvetike. Xhaka e Shaqiri për shumë vite kanë rritur namin e shqiptarëve në Zvicër e kudo në botë me performancat e tyre në futboll.

Por, diaspora shqiptare në Zvicër duhet të krenohet edhe me dy femra shqiptare që me nismën e tyre kanë zënë vend në ballinan e mediave atje.

Salloni i VIOLET BY AJKUNE Profesional është i pari në Zvicër që ka ofruar model të ri të rregullave të punës.

Ajkune dhe Violeta me qëllim të përkrahjes së grave dhe nënave, për herë të parë morën guximin dhe iniciativën për të ofruar orar më të shkurtuar të punës në sallonin e tyre.

Nga 40-44 ore pune, ato po ofrojnë vetëm 32 ore pune në javë dhe atë të ndara në vetëm 4 dite pune dhe me pagesë qind për qind.

Kjo iniciativë është bërë hit në Zvicër dhe është mirëpritur nga shumë shtresa të shoqërisë.

Shumica po e shohin si mundësi qe do të ndikonte direkt në mirëqenien e përgjithshme të punëtorit dhe mbetët të shihet se si do të pasohet nga punëdhënësit tjerë në Zvicër./Indeksonline/