Zelensky: Nëse NATO do na kishte pranuar, Rusia s’do kishte sulmuar! Unë nuk largohem nga Kievi deri në fund të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky siguroi bashkatdhetarët e tij se nuk do të largohet nga Kievi derisa lufta të përfundojë.
Ai tha se ishte gabim i NATO-s që nuk pranoi Ukrainën të anëtarësohej, sipas tij Rusia nuk do e kishte sulmuar.
“Unë nuk mund të ndikoj në NATO, por besoj se ishte një gabim strategjik që nuk na pranuan vitet e fundit. Ukraina do ta kishte forcuar aleancën. Nëse do të kishim qenë pjesë e Aleancës, Rusia nuk do na kishte sulmuar”, tha presidenti ukrainas.