75 Mall Live Search
20:22 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / k.v

Unioni i Studentëve të Kosovës nga sot do të udhëhiqet nga kjo femër

Misiona Thaqi është studente e shkëlqyer dhe aktiviste e dalluar në përfaqësimin e studentëve, ajo është njëherit edhe deputete në Parlamentin Studentor të UP-së nga organizata më e madhe në Universitet, Opinioni i Pavarur Studentor.

Në mbledhjen e mbajtur të Unionit mori mbështetjen e përfaqësuesve studentorë të Universiteteve Publike dhe Private, që të udhëheqë me organin me të lartë të përfaqësimit studentor Unionin e Studentëve të Kosovës.

Pasi që ka marrë udhëheqjen e Unionit ajo u zotua që të angazhohet dhe punojë në përfaqësim të drejtë dhe dinjëtoz, në angazhim për të qenë të barabartë dhe konkurues me studentët e shteteve evropiane, në mbrojtjen e të drejtave studentore, në ngritjen dhe avancimin e çështjeve që kanë të bëjnë më studentët në mbarë Republikën e Kosovës, në kërkimin për përmirsimin e kushteve të përgjithshme për gjithë studentët dhe avancimin e përgjithshëm të studentëve në shoqërinë tonë.

Duke kërkuar më shumë për studentët, kërkoi më shumë përkrahje nga të gjithë, në dhënien e ideve, projekteve dhe iniciativave që kontribojnë në të mirën e sistemit arsimor dhe edukativ në Kosovë.