75 Mall Live Search
09:21 / E Diele, 24 Prill 2022 / MSH

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet prizrenasi

Një i dyshuar nga Prizreni ka përfunduar në pranga pasi që organizonte lojëra fati në lokalin e tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 22:00.

“Si dëshmi janë konfiskuar një monitor, një printer, një llap-top, 17 tiketa të lojërave të fatit dhe 305 euro para të gatshme” thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.