Pamje/ Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë, ngasësi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në Fushë Kosovë, saktësisht para ETC-së ku një veturë ka goditur një person.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se e aksdentuara është dërguar për tretman mjekësor.
Ajo ka bërë të ditur se Polcia po punon në identifikimin e personit/ngasësit të automjetit të përfshirë, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 11:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore.
Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë rrethanat e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.
