75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 24 Prill 2022 / AR

Përfundon testimi i unazës qendrore në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në orën 17:00 do të përfundojë testimi i shndërrimit të Unazës Qendrore në qarkore njëkahëshe.

Ky testim ka filluar ditën e shtunë, raporton Indeksonline.

Komuna ka njoftuar se do t’i analizojnë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do informojnë për hapat e mëtutjeshëm.