75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 25 Prill 2022 / MSH

Dogana me aksion anti-kontrabandë në Prishtinë, sekuestron mbi 8 mijë litra vaj motorik

Oficerët doganorë kanë bastisur një depo të dyshuar për posedim të mallrave të kontrabanduara.

Më saktësisht në periferi të Prishtinës, Dogana e Kosoves ka ushtruar kontrollë në një lokacion të dyshimtë dhe me këtë rast ka hasur në 8346 litra vaj motorik të kontrabanduar.

Sipas Doganës, vaji është me origjinë nga Irani.

“Vlera e këtij malli llogaritet të jetë mbi 10,000 euro dhe shmangiet nga detyrimet doganore janë rreth 7,000 euro” thuhet në njoftimin e Doganës.

Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit, rasti procedohet me kallëzim penal.

Mallrat janë sekuestruar.  

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës” thuhet tutje në njoftim.