75 Mall Live Search
09:46 / E Hënë, 25 Prill 2022 / MSH

Vdes një nga të lënduarit në vetaksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një veturë u vetaksidentua ditën e djeshme në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Si pasojë e këtij vetaksidenti u lënduan tre persona, shoferja e makinës dhe prindërit e saj.

Policia ka njoftuar se lëndimeve nuk u ka mbijetuar dot e ëma e shoferes, e cila ka vdekur në QKUK.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare dhe dy pasagjerë, prindër të saj. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve, viktima femër kosovare ka ndërruar jetë” thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.