Manchester City – Real Madrid: Formacionet e mundshme, parashikimi dhe statistikat kryesore

Sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë e kompeticionit më interesant të futbollit për klube, Ligës së Kampionëve.
Në “Ettihad”, Manchester City do të pres Real Madridin në ndeshjen që zhvillohet nga ora 21:00, shkruan Indeksonline.
Rruga deri në gjysmëfinale
Manchester City arriti deri këtu në gjysmëfinale pasi doli në krye të një grupi të ndërlikuar që përfshinte PSG, RB Leipzig dhe Club Brugge me katër fitore dhe dy humbje. Skuadra e Pep Guardiolas e kaloi me lehtësi Sportingun në raundin e 16-të përpara se të eliminonte Atletico Madrid në çerekfinale nga një rezultat i përgjithshëm 1-0.
An honour 🙌 #ManCity #UCL pic.twitter.com/JRHzwtYwdH
— Manchester City (@ManCity) April 25, 2022
Real Madrid fitoi Grupin D përpara Interit, Shakhtar Donetsk dhe Sherif Tiraspol. Lojtarët e Carlo Ancelottit më pas bënë një rikthim mahnitës për të mposhtur PSG-në në raundin e 16-tës përpara se të luanin një tjetër barazim emocionues me Chelsean në çerekfinale, duke arritur të futeshin në katër skuadrat me të mira me një kthim të bukur.
Këto janë formacionet e mundshme:
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Laporte, Ake; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Foden, Sterling

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modriç, Valverde, Kroos; Rodrigo, Benzema, Vinicius

Statistikat
Ky do të jetë takimi i shtatë ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit në garat evropiane. Secili nga gjashtë takime e mëparshme ka ardhur në UEFA Champions League që nga viti 2012/13. Të dy ekipet kanë fituar nga dy ndeshje dhe dy kanë përfunduar në barazim, me Cityzens që triumfojnë në dy ndeshjet e fundit në 2019/20.
💚 LET’S 𝗗𝗢 THIS! 💚#UCL pic.twitter.com/DzliPL5Cyt
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) April 25, 2022
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka eliminuar Real Madridin nga fazat me eliminim direkt të UEFA Champions League në dy raste të mëparshme – një herë në gjysmëfinalet e 2010/11 me Barcelonën dhe përsëri në raundin e 16-të të 2019/20 me Manchester Cityn.
Carlo Ancelotti ka fituar 74% të ndeshjeve të tij në drejtimin e Real Madridit në UEFA Champions League (26/35), përqindja më e mirë e fitores për çdo trajner me të paktën 20 ndeshje për një klub të vetëm në kompedicion.
Parashikimi
Manchester City 2-2 Real Madrid
Manchester City është një skuadër e vështirë për t’u mundur, por Liverpooli ia tregoi rrugën Real Madridit në fillim të këtij muaji kur mbajti skuadrën e Pep Guardiolas në një barazim në Premier League përpara se ta mposhtte atë në gjysmëfinalet e FA Cup. Cityzens janë rikuperuar nga humbja, duke grumbulluar fitore të mëdha kundër Brighton dhe Watford.
📊| Karim Benzema has scored 13 goals against Premier League clubs in #UCL. #rmalive pic.twitter.com/Rxw22eS3zL
— Madrid Zone (@theMadridZone) April 25, 2022
Megjithatë, skuadra e Carlo Ancelottit do të kërkojë të ndjekë projektin e përcaktuar nga Liverpooli dhe sigurisht që do të ketë mjetet për të goditur mikpritësit e tyre aty ku dhemb. Ata kanë mbikëqyrur dy sfida të mëdha nga PSG dhe Chelsea në Evropë tashmë dhe duke pasur parasysh pedigrenë e tyre në garë, Real Madrid duhet të jetë në gjendje të largohet me një rezultat pozitiv nga Etihad, edhe nëse nuk është një fitore e drejtpërdrejtë. /IndeksOnline/