Krerët e shtetit nisen për SHBA, foto nga aeroplani

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Krerët e shtetit janë nisur në ora 04:00 të mëngjesit. Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet presidentja së bashku me shefin e kabinetit të saj, Blerim Vela.

Kujtojmë se Osmani dhe Kurti në SHBA shkojnë me ftesë të familjes Albright.
Ata do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine, e cila ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars.
Përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni, në kuadër të kësaj vizite në ShBA, Osmani dhe Kurti kanë paraparë edhe disa takime të tjera./IndeksOnline/
