75 Mall Live Search
14:21 / E Martë, 26 Prill 2022 / LB

Ish-kancelarit gjerman i kërkohet të largohet nga partia për lidhjet ruse

Bashkëkryetari i partisë më të madhe të Gjermanisë i ka bërë thirrje ish-kancelarit Gerhard Schröder të largohet nga partia për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.

Lidhjet e Schröder-it me kompanitë në industrinë ruse të energjisë e kanë izoluar atë brenda Partisë Social Demokrate (SPD) të Olaf Scholz-it, raporton Euronews.

“Ai ka vepruar për shumë vite tani vetëm si një biznesmen dhe ne duhet të ndalojmë ta shohim atë si një burrë shteti më të vjetër, si një ish-kancelar,” tha Saskia Esken, një nga dy bashkëdrejtuesit e SPD. “Ai i fiton paratë e tij me punë për kompanitë shtetërore ruse,” tha ajo.

78-vjeçari është kryetar i bordit mbikëqyrës të kompanisë shtetërore ruse të energjisë Rosneft dhe gjithashtu ka qenë i përfshirë në projektet e gazsjellësit Nord Stream dhe Nord Stream 2.