Raporton Komisioni i Pavarur për Media, Kica Xhelili i ngritë tri çështje të rëndësishme në takim

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica Xhelili, ka njoftuar se Komisioni i Pavarur për Media ka raportuar sot për punën gjatë vitti që lamë pas, vitit 2021.
Kica Xhelili, në një shkrim në facebook, ka ndarë edhe disa çështje të cilat i ka ngritur gjatë takimit të Komisionit.
Sipas saj, është e domosdoshme që KPM të monitorojë debatet që janë në “pime time”, sidomos gjuhën e papranueshme që shpërfaqet në këto debate.
Ajo tutje ka përmendur edhe domosdoshmërinë e vlerësimit të tregut medial.
“Bashkëpunimi me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, për të shqyrtuar marrëveshjet që bëhen në mes të OSHMA-ve, qoftë në kuptim të ekskluzivitetit, apo ndarjes së përmbajtjes” ka shkruar Kica Xhelili, si propozimi i tretë i saj për KPM-në.
Ky është shkrimi i plotë i saj:
Sot raportoi Komisioni i Pavarur për Media për punën gjatë vitit 2021
Çuditërisht, asnjë media audio-vizuele nuk ishte e pranishme gjatë këtij raportimi, pavarësisht që ky komision monitoron pikërisht OSHMA-të.
Disa nga çështjet që i ngrita në këtë mbledhje janë:
1. Domosdoshmëria që KPM të monitoroj debatet në prime time dhe gjuhën e papranueshme që shpesh shpërfaqet në këto debate (dhe jo vetëm). KPM nuk duhet të mjaftohet me tërheqje të vërejtjes nga moderatorët derisa gjuha e tillë përsëritet në vazhdimësi dhe thuajse pamundëson çfarëdo diskutimi përmbajtësor.
2. Domosdoshmëria për vlerësimin e tregut medial si prioritet i ardhshëm i KPM;
3. Bashkëpunimi me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, për të shqyrtuar marrëveshjet që bëhen në mes të OSHMA-ve, qoftë në kuptim të ekskluzivitetit, apo ndarjes së përmbajtjes