75 Mall Live Search
23:53 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ganen po e “pengon” puna e Haradinajt pas orarit! (Foto)

Puna pas orarit e kryeministrit Ramush Haradinaj ia ka zënë rrugën deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.

Anipse janë në koalicion qeverisës, Musliu nuk ka hezituar të komentojë negativisht veprimin e kreut të Qeverisë.

Sipas saj, të punosh pas orarit nënkupton që diçka nuk po funksionon, pa i shkuar mendja se edhe në këso raste duhet punuar më shumë që të gjendet zgjidhja!
“Une mendoj qe te punosh ne zyre prej ores 08:00-22:00 kur orari i rregullt zyrtar eshte 08:00-16:00 nuk eshte per tu mburrur. Kjo perkundrazi done vemendje nese diçka nuk funksionon ose thjeshte kemi te bejme me keqmenaxhim te kohes dhe punes”, ka shkruar Musliu, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë se vet Haradinaj nuk e ka komentuar asnjëherë punën e tij pas orarit. Fjalët e tij gjithmonë kanë qenë se “duhet punuar, pa fjalë”. Madje, fotografia e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, është bërë nga anëtarja e stafit të tij, Meliza Haradinaj dhe jo nga kryeministri.

Lexo më shumë këtu.

/Indeksonline/