Sinani: Arifi dhe Salihu po kontribuojnë që Parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputetë shqiptarë

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se kryetari i tanishëm i këtij qyteti, Shqiprim Arifi, bashkë me drejtuesin e Kuvendit Komunal, Sami Salihu, po kontribuojnë që Parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar.
“Pasi dështuan vet në zgjedhje parlamentare, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu nuk po ftojnë qytetarët me të drejtë vote ta votojnë listën e vetme që ka ende mundësi t’ia sigurojë shqiptarëve një mandat në parlament”.
“Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po kontribuojnë realisht që parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar. Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po thonë realisht: ‘Më mirë të flasin në Beograd deputetë anti-shqiptarë nga Serbia se një deputet shqiptar’”,ka shkruar Sinani nw rrjetin social Facebook.
“Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po dëshmojnë realisht se për mision kryesor kishin ta shuajnë zërin shqiptar në parlamentin e Serbisë. Sidomos si të Shaip Kamberit”.