75 Mall Live Search
15:41 / E Mërkurë, 27 Prill 2022 / B O

Kampionati ukrainas merr vendim, s’ka kampion, por dy skuadrat…

Në një kohë kur prej më shumë se dy muajsh në Ukrainë ka nisur lufta, të martën është marrë një vendim zyrtar për kampionatin vendas të futbollit.

Ai u vendos të ndërpritet dhe nuk do të ketë fitues. Asnjë klub nuk do të kurorëzohet, ndërkohë që do të ruhet renditja dhe ekipet do të përfitojnë beneficet e tyre.

Kështu Shakhtior Donetsk, që renditet i pari dhe Dynamo Kiev, që renditet i dyti, do të merrnin pjesë në raundet kualifikuese të Champions League. Ndërsa skuadra që renditet e treta, Dnipro do të konkurrojë në Europa League.