Era hit/ Zbulohet pak nga kënga e re e Nora Istrefit

Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, po vjen me këngë të re.
Pas “Më mungon”, ajo ka treguar se ka gati edhe një hit të ri për të cilin kësaj radhe ka bashkuar forcat me Nrg Band, shkruan Indeksonline.
Menaxherja e këngëtares, Adelina Mehija, ka publikuar në Instastory një video ku ka zbuluar pak nga kënga e re.
“Hiti po vjen së shpejti”, shkroi Mehija në publikimin e saj./Indeksonline/